Dritaret që ofrojnë freskinë e verës
dhe ngrohtësinë e dimrit

Kualiteti dhe funksionaliteti

Këto dritare moderne,prezentojnë një kualitet të dëshmuar dhe të mirënjohur. Ato prodhohën në forma, ngjyra dhe dimensione të ndryshme duke u përshtatur saktësisht me nevojat dhe vendet ku montohen.

Kanë mundësi për hapje të lloj-llojshme duke rritur funksionalitetin e tyre dhe varësisht nga vendi dhe ngjyrat ato përshtaten në mënyrë të përsosur.

Përbërja e tyre është e padëmshme për shëndetin dhe janë rrezistente ndaj rrezatimit. Ato kanë një izolim të avancuar ndaj temperaturës dhe zërit duke krijuar një ambient komfort brenda ndërtimeve dhe janë të rrezistueshme ndaj zjarrit

Përbërja dhe dimensionet

Kanë profil PVC, të dimensioneve 70 mm dhe 80 mm (varësisht nga kërkesa e konsumatorëve), dhe janë fjala e fundit e teknologjisë së prodhimeve plastike për ndërtim. Përbëhen nga plastika e profilizuar me disa dhomëza të radhitura njëra pas tjetrës, të cilat mundësojnë që dritarja të jetë shumë stabile dhe njëkohësisht e mbrojnë atë nga deformimi, si dhe nga hapësira e vakumuar e qelqit e cila shmang lagështimin nga ndryshimet e temperaturave.

 
 

SolidPlast - Tetovë - 2007